30 Nentor 2023 – Bashkia Diber zhvilloi konsultim publik per PBA 2023-2025, Buxhetin per vitin 2023 dhe Paketen Fiskale 2023 ne Njesine Administrative Arras. Takimi u drejtua nga Kryetari i Bashkise Z. Rahim Spahiu. Pjesemarrja ne kete konsultim publik ishte relativisht e larte.
Gjate takimit u diskutuan e dëgjuan me shumë vëmendje nga banorët nevojat dhe problematikat kryesore të këtij komuniteti, të cilave do t’ju jepet zë në Buxhetin 2023 të Bashkisë Dibër.
Z. Spahiu gjate fjales se tij vuri theksin se investimi i rëndësishëm infrastrukturor Arras-Lurë, që po implementohet, do të pasohet nga të tjera investime e ndërhyrje, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në sektorë të tjerë me qëllim lehtësimin, përmirësimin e jetesës së banorëve dhe nxitjen e zhvillimit të potencialit që ofron Arrasi.
FOTO-GALERIA E TAKIMIT