Bashkia Berat – Degjese Publike per Buxhetin 2023 me Keshillin Vendor Rinor.

02 Nentor 2022 – Bashkia Berat zhvilloi ne date 2 Nentor 2022 degjesen tematike me te rinj per Buxhetin 2023. Nje angazhim i veçante i kryetarit Z. Ervin Demo per te sjelle ne nje tryeze pune Keshillin Vendor Rinor i cili per here te pare behet pjese e nje diskutimi kaq te rendesishem siç eshte buxheti i Bashkise.

Drejtori i INFOCIP, Z. Gerti Shella ne kuader te projektit STAR 3 / UNDP lehtesoi  kete komunikim, ne bashkerendim me Qendren Multifunksionale Rinore te Beratit. Nje falenderim i vecante per drejtuesen e kesaj Qendre, znj. Fitore Sulejmani e cila me dedikimin e saj i ka dhene ze te rinjve.
 
Konsultimi me pjesemarrjen e Keshillit Rinor Vendor eshte i pari i ketij lloji qe zhvillohet ne bashkite e vendit dhe synon nxitjen e nderveprimit per forcimin dhe mbeshtetjen e objektivave te zhvillimit rinor.

 

E gjithe kjo bazuar ne Ligjin nr 75/2019 “Per Rinine”, ku  ne Nenin 7 te tij cakton se Njësitë e vetëqeverisjes vendore, në përputhje me funksionet e tyre, hartojnë dhe zbatojnë politikat vendore në fushën e rinisë, si dhe janë përgjegjëse për:
a) pasqyrimin dhe respektimin e të drejtave të të rinjve, duke përcaktuar objektivat dhe prioritetet, si dhe të garantojnë zbatimin e tyre;
b) krijimin e këshillit vendor të rinisë;
c) organizimin dhe koordinimin e veprimtarive që synojnë arritjen e objektivave vendore në fushën e mbrojtjes dhe të fuqizimit të të rinjve;
ç) organizimin dhe ofrimin e veprimtarive për të mbështetur mirëqenien dhe zhvillimin e të rinjve;
d) nxitjen e vullnetarizmit të të rinjve dhe edukimin joformal të tyre;
dh) financimin e krijimit dhe të zhvillimit të infrastrukturës rinore dhe të hapësirave rinore të sigurt
e) krijimin e strukturave administrative për çështjet e rinisë;
ë) parashikimin, në buxhetet e tyre, të fondeve për realizimin progresiv të të drejtave të të rinjve për zhvillimin e projekteve, programeve dhe veprimtarive rinore;
f) mbledhjen, analizimin dhe raportimin e të dhënave, në bashkëpunim me institucionet e tjera, për situatën e të drejtave të të rinjve në territorin e tyre.

 

Bashkia Berat eshte nje nder 7 bashkite ne te cilat INFOCIP/ STAR 3 – UNDP Albania Reforma Administrativo-Territoriale po punon per fuqizimin e konsultimit publik, si nje sherbim ligjor qe normohet nga ligji 146/2014, por edhe nga ligjet e tjera sektoriale qe normojne funksionet e bashkive.
« of 2 »



Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp