Në kuadrin e konsultimit publik për projektbuxhetin 2022, zhvilluam së bashku me Rrjetin “Sot për të Ardhmen” nën nismën “Merr pjesë, Shprehu Vendos” mbështetur nga UN Women, dëgjesat publike me gra e vajza të Bashkisë Përmet duke prezantuar dhe diskutuar prioritetet lokale.
Kryetarja e Bashkisë, znj. Alma Hoxha dhe përfaqësuesja e rrjetit znj. Fabiola Laço së bashku me gratë e vajzat diskutuan mbi prioritetet e arritura dhe të synuara duke vënë theksin në shërbime konkrete për gratë, fëmijët, të rinjtë dhe komunitetin.
Kopshtet, çerdhet, biblioteka e qytetit, pjesëmarrja aktive e grave në jetën sociale të qytetit, zhvillimi i programeve gjithëpërfshirëse,përfitimi i bonusit të qerasë kryesisht gra kryefamiljare , siguria dhe aksesi nëpërmjet investimeve në infrastrukturë, shërbimeve publike ishin disa prej çështjeve që u diskutuan gjerësisht.
Me pjesëmarrjen e trefishuar të grave dhe vajzave aktive në procesin e buxhetimit me pjesëmarrje, projektbuxheti 2022 do të adresoj me përparësi nevojat konkrete të komunitetit në këndvështrimin gjinor.