permet logo

Sqarime dhe Dokumenta Shtese per Projekt-aktin: “Plani Lokal i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta Urbane të Bashkisë Përmet 2024-2029”

Sqarime për projekt-aktin : Qëllimi i PLMIMNU konsiston në sfidën e re që ka bashkia për të ofruar shërbimin e menaxhimit të mbetjeve në të gjithë territorin e saj, duke harmonizuar interesat e të gjithë aktorëve për një menaxhim të qëndrueshëm, duke optimizuar koston e shërbimit kundrejt buxheteve të limituara që ka bashkia, ku do të krahasohen dhe vlerësohen të gjitha opsionet e mundshme si dhe në hartimin e nevojave për investime kapitale për sektorin e menaxhimit të mbetjeve. Gjithashtu plani fokusohet edhe në përcaktimin e metodologjisë për zbatimin e sistemit të monitorimit, si dhe në ngritjen e kapaciteteve brenda bashkisë për zbatimin e planit.

 

SHKARKO DOKUMENTACIONIN

 

Më konkretisht, ky plan ka si qëllim të mundësojë dhe sigurojë si më poshtë:

  • Përputhshmëri me Dokumentin e Politikave Strategjike dhe Planin Kombëtar të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe objektivat e saj: duke kontribuar në zbatimin e politikave kombëtare dhe arritjen e objektivave kombëtare në fushën e mbetjeve
  • Opsionet e menaxhimit të mbetjeve: për të mundësuar grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve në përputhje me objektivat kombëtare. Plani identifikon fushat dhe teknologjitë e duhura për minimizimin dhe depozitimin (asgjesimin) final të mbetjeve
  • Instrumente institucionale, organizative dhe rregullore: mundëson paraqitje të plotë të kuadrit institucional, organizativ dhe rregullator dhe rekomandon masat për përmirësimin e elementeve përbërës të tij, duke përfshirë ato që kontrollojnë mbetjet në të gjithë sistemin e menaxhimit për të siguruar përputhshmërinë me standardet e menaxhimit të mbetjeve
  • Nevojat financiare për investime: duke përshkruar dhe argumentuar nevojat financiare dhe nevojën për investime për zbatimin e skemave të grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve
  • Burime financiare për investime: duke krijuar një klimë të favorshme për sigurimin e fondeve qeveritare për mbetjet sikurse dhe fonde nga institucione ndërkombëtare.

 

Extra Njoftimi per Konsultimin Publik te Projekt-Aktit Mbetjet (1)

Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shkruani sugjerimin tuaj