Në zbatim të ligjit Nr.146/2012 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, pika 1 dhe 2 neni 5, pika 1,2,3,4 e Rregullores së Këshillit Bashkiak “Për Konsultimin Publik” si dhe ligjit Nr.139/2015 “Për vetqeverisjen vendore”, neni 18 i tij.
Ju njoftojmë se:
- Ditën e enjte datë 12 Tetor 2023 ora 14:00 në Njësinë Administrative Carshovë do të organizohet seanca konsultative me banorët e zonës. Pjesëmarrës do të jenë banorë, Kryetarët e fshatrave, grupe interesi, anëtarë të Këshillit Bashkiak, përfaqësues të GMS për diskutimin e “Hartimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit të Bashkisë Përmet për vitin 2024”.
- Ditën e enjte datë 12 Tetor 2023 ora 18:00 në ambientet e Qendrës Multifunksionale Përmet do të organizohet seanca konsultative me operatorët turistikë. Pjesëmarrës do të jenë operatorët turistikë, bizneset që ofrojnë shërbime turistike, grupe interesi, anëtarë të Këshillit Bashkiak, përfaqësues të GMS për diskutimin e “Hartimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit të Bashkisë Përmet për vitin 2024”.
- Ditën e shtunë datë 14 Tetor 2023 ora 14:00 në Njësinë Administrative Petran do të organizohet seanca konsultative me banorët e zonës. Pjesëmarrës do të jenë banorë, Kryetarët e fshatrave, grupe interesi, anëtarë të Këshillit Bashkiak, përfaqësues të GMS për diskutimin e “Hartimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit të Bashkisë Përmet për vitin 2024”.
SEKRETAR KËSHILLI KRYETAR KËSHILLI
Aleks Tane Anila Dhimitri