Në zbatim të ligjit me nr. 139/2015 “ Për vetëqeverisjen vendore ” neni 18, ligjit nr. 146/2012 “Për njoftimin dhe konsultimin publik” pika 1 dhe 2 neni 5, pika 1, 2, 3, 4 neni 52, ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, Rregullores së Këshillit Bashkiak “Për konsultimin publik”, VKB – së nr. 82 datë 25.11.2022 mbi “Strukturën dhe nivelin e taksave dhe tarifave vendore për vitin 2023” si dhe VKB – së nr. 94 datë 19.12.2022 mbi “Miratimin e kalendarit të përgatitjes së rojekt Buxhetit Afatmesëm 2024-2026 dhe Projekt Buxhetit për vitin 2024”.
Ju njoftojmë se:
- Ditën e Martë më datë 10.2023, ora 10:00, në ambientet e Njësisë Administrative Zharrëz do të organizohet takimi konsultativ me përfaqësues: Kryetarë të fshatrave, banorë të Njësisë Administrative Zharrëz, grupe interesi, subjekte të njësisë administrative, përfaqësues të GMS, përfaqësues të Këshillit Bashkiak lidhur mbi “Diskutimi i projekt dokumentit të Paketës Fiskale 2024”
- Ditën e Mërkurë më datë 10.2023, ora 10:00, në ambientet e Njësisë Administrative Ruzhdie, do të organizohet takimi konsultativ me përfaqësues: Kryetarë të fshatrave, banorë të Njësisë Administrative Ruzhdie, grupe interesi, subjekte të njësisë administrative, përfaqësues të GMS, përfaqësues të Këshillit Bashkiak lidhur mbi “Diskutimi i projekt dokumentit të Paketës Fiskale 2024”
- Ditën e Martë më datë 10. 2023, ora 10:00, në ambientet e Bashkisë Patos, salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, do të organizohet takimi konultatliv me përfaqësues: Kryetarë të fshatrave, banorë të qytetit, grupe interesi, subjekte të njësisë administrative, përfaqësues të GMS, përfaqësues të Këshillit Bashkiak lidhur mbi “Diskutimi i projekt dokumentit të Paketës Fiskale 2024”
Pjesëmarrja juaj në këtë dëgjesë publike është shumë e rëndësishme për garantimin e një procesi sa më transparent dhe gjithëpërfshirës.