8 Nentor 2022 – Bashkia Durres në kuadër të përgatitjes dhe hartimit të Programit Buxhetor Afatmesëm 2023-2025, zhvilluam Dëgjesën Publike në Njësinë Administrative Rrashbull për katër programet më kryesore të buxhetit të Bashkisë Durrës si:
Programi i Paketës Fiskale,
Programi i Infrastrukturës Rrugore dhe Investimet Publik
Programi i Arsimit parashkollor dhe parauniversitar
Programi i Strehimit dhe Shërbimit Social
Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të Njësisë Administrative të Rrashbull, përfaqësues të grupeve të interesit, institucioneve arsimore, OJF, grupet këshillimore si dhe komisione të Këshillit Bashkiak.
Në Njësinë Administrative Rrashbull, janë bërë shumë investime në infrastrukturën rrugore dhe ndriçim publik, është instaluar rrjeti 20 kilo volt dhe rrjeti i ujit të pijshëm pothuajse në të gjitha fshatrat e zonës. Janë rehabilituar shumë akse rrugore, po realizohet shtrimi i rrugës tek “Kodra e Kuajve” dhe të tjera rrugë janë në proces.
Prioritet në vitin e ardhshëm do të jetë sektori i Bujqësisë. Jemi në fazë projekti per ngritjen e kapanoneve që do të shërbejnë si pikë grumbullimi, depozitimi dhe ruajtje për prodhimet bujqësore. Me vendim të këshillit bashkiak, u miratua një iniciativë bashkëpunimi midis fermerëve dhe Bashkisë Durrës, për të ndihmuar financiarisht fermerët me buxhet nga Bashkia si dhe për ti orientuar për problemet që ata kanë, për aplikimet për grantet, ruajtje dhe depozitim të prodhimeve. Në sektorin e Taksave dhe Tarifave, nuk kemi bërë ndryshime në Paketën Fiskale, por kemi vendosur që për shtresat në nevojë, invalidë, pensionistë të vetmuar, të mos paguhen tarifat e pastrim, gjelbërimit dhe ndriçim.
Programi i Rindërtimit dhe infrastrukturës Arsimore, janë dy programe që janë mbështetur 100% nga Qeveria Shqiptare. Më tej dëgjesa vazhdoi me prezantimin e katër programeve buxhetore për PBA 2023-2025, të cilat u prezantuan nga ana e Drejtorëve të Drejtorive përkatëse të Bashkisë Durrës. Pas prezantimit të këtyre programeve fjalën e morën të pranishmit në sallë të cilët diskutuan rreth këtyre prioriteteve, duke dhënë mendimet, si dhe duke parashtruar kërkesat dhe sugjerimet e tyre.
FOTO – GALERIA E TAKIMIT