Titulli i projektit: Në kuadër të projektit RESEAL është duke u zbatuar projekti “Zhvillimi i vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë në nivel vendor” për 6 (gjashtë) bashkitë e Qarkut Fier, përkatësisht për Bashkinë Fier, Lushnje, Divjakë, Patos, Roskovec dhe Mallakastër, nën koordinimin dhe bashkërendimin e Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile (AKMC).
Propozuesi: Drejtoria e Mbrojtjes Civile
Informacion mbi projekt – aktin: Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, (UNDP/PNUD) në Shqipëri mbështet përpjekjet e vendit për përmirësimin e sistemit dhe kapaciteteve të menaxhimit të riskut nga fatkeqësitë (MRF) – në nivel qendror dhe vendor. Qëllimi i përgjithshëm i projektit RESEAL është forcimi i sistemit të MRF-së në Shqipëri dhe mbështetja e përpjekjeve të vendit për t’u bërë një anëtar i plotë i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së (MMC BE). Gjithashtu, projekti është në përputhje me objektivin për nxitjen e zbatimit të Kuadrit Sendai për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë (KSZRF) dhe është hartuar bazuar në rekomandimet e raportit të vlerësimit të nevojave pas tërmetit të vitit 2019, në Shqipëri.
Në kuadër të projektit RESEAL është duke u zbatuar projekti “Zhvillimi i vlerësimit të riskut nga fatkeqësitë në nivel vendor” edhe në Bashkinë Fier, nën koordinimin dhe bashkërendimin e Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile (AKMC), me shtrirje kohore Shtator 2022 – Qershor 2023.
Një nga objektivat kryesore të këtij projekti është hartimi i dokumenteve me fokus vlerësimin e risqeve të fatkeqësive për bashkinë Fier, pjesë përbërëse e të cilës do të jenë edhe vlerësimi i kapaciteteve përballuese të bashkisë.
ME QËLLIM KOMPLETIMIN E KËTIJ RAPORTI ME TË GJITHA SUGJERIMET DHE MENDIMET E GRUPEVE TË INTERESIT, PËRPARA SE TË KALOJË PËR SHQYRTIM NË KËSHILLINE BASHKISË FIER, NË MBËSHTETJE TË LIGJIT NR. 139/2015 “PËR VETQEVERISJEN VENDORE” DHE LIGJIT NR. 146/2014, “PËR NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK”, ME PROPOZIM TË DREJTORISË SË MBROJTJES CIVILE ORGANIZON NJË SEANCË KONSULTIMI PUBLIK,
- DATË – 14. 04.2023
- ORA – 10:30
- VENDI – SALLA E MBLEDHJEVE TË KËSHILLIT TË BASHKISË FIER
JANË TË LUTUR TË MARRIN PJESË QYTETARË, SIPËRMARRËS, ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE, EKSPERTË NË FUSHËN E MBROJTJES CIVILE, TË RINJ, GRUPE TË NDRYSHME INTERESI PËR TË DISKUTUAR, TRAJTUAR DHE DHËNË MENDIMIN RRETH KËTIJ RAPORTI PËR TË PËRFTUAR NJË DOKUMENT MBI TË CILËN DO TË BAZOHET NË TË ARDHMEN EDHE PUNA E BASHKISË FIER NË ASPEKTIN E MBROJTJES CIVILE, DUKE NDIKUAR NË ZVOGËLIMIN E RISQEVE TË FATKEQËSIVE DHE ME KAPACITETE TË PËRMIRËSUARA. REZULTATE PRITEN EDHE NË DREJTIM TË RRITJES SË AFTËSISË VENDORE PËR TU MËKËMBUR PËRMES PËRDORIMIT TË NJË SISTEM FRYTDHËNËS DHE TË INTEGRUAR TË MBROJTJES CIVILE.