Ne mbeshtetje dhe ne zbatim te nenit 18 dhe nenit 54 shkronja “e”, te ligjit nr.139/2015 “Per veteqeverisjen vendore”, ligjit nr.146/2014 “Per njoftimin dhe konsultimin Publik”, Ligjit nr.45/2019 “Per mbrojtjen civile” dhe aktet nenligjore ne zbatim te tij;
Persa i takon kuadrit per zvogelimin e riskut te fatkeqesive ne shkalle vendore, Keshilli Bashkiak Divjake, njofton zhvillimin e seances se Keshillimit me publikun, per diskutimin e dokumentit:
- Mbi “Miratimin e Riskut nga fatkeqesite per Bashkine Divjake”
Konsultimi publik do te zhvillohet me date 12.04.2023, diten e merkure, ora 11:00, ne sallen e mbledhjeve, prane shtepise se Kultures Divjake, ne katin e dyte.
Jane te ftuar te behen pjese e ketij konsultimi, banore te zones, grupe interesi, perfaqesues te Keshillit Bashkiak etj.