Bashkia Lushnje / Keshilli Bashkiak: Konsultim publik me teme: “Per miratimin e planit te turizmit per bashkine Lushnje 2023-2028”

Postuar më:

Data e mbylljes:

Statusi:

HAPUR

Ne baze te ligjit nr.139/2015 “Per veteqeverisjen vendore”, neni 18,54; Ligjit nr.146/2014 “Per njoftimin dhe konsultimin publik, rregullores nr.36 date 24.04.2020 “Mbi Marredheniet e keshillit me publikun dhe median (konsultimeve);

Bashkia Lushnje/Keshilli Bashkiak shpall njoftim per konsultim publik me teme “Per miratimin e planit te turizmit per Bashkine Lushnje 2023-2028”

Propozuesi: Komisioni i Arsimit, Kultures dhe Sportit.

Komisioni do te informoje komunitetin ne lidhje me vizionin dhe objektivat e bashkise per zhvillimin e turizmit ne Lushnje per 5 vitet e ardhshme. Ky dokument ka si synim vazhdimesine e investimeve ne zhvillimin, mbrojtjen dhe promovimin e trurizmit dhe te trashegimise kulturore, duke punuar vec te tjerash edhe ne fuqizimin e industrise krijuese si trend bashkekohor i zhvillimit permes aftesive krijuese, biznesit dhe aplikimit te tekonologjise. Gjithashtu ky dokument ka per qellim krijimin e mjedisit te favorshem per rritjen dhe zhvillimin e sherbimeve dhe produkteve kulturore dhe krijuese ne sektorin privat dhe publik.

Tre objektiva qe synohet te arrihen:

  1. Promovim i territorit te Bashkise nepermjet prodhimit dhe botimit te materialeve promocionale dhe informative
  2. Forcimi institucional nepermjet ngritjes se strukturave te dedikuara per zhvillimin e turizmit
  3. Ngritje e kapaciteteve te bizneseve qe operojne ne fushen e turizmit me qellim rritjen e cilesise se sherbimit nga ana e tyre.

 

Konsultimi do te zhvillohet diten e enjte date 16.02.2023, ora 12:00, ne muzeun e qytetit.

Pjesemarres ne kete konsultim do te jene:

BASHKIA: Koordinatori per njoftimin dhe konsultimin publik, Propozuesit e projekt-vendimit nga administrata.

KESHILLI BASHKIAK: Kryetari i Keshillit, Komisioni i Arsimit, Kultures dhe Sportit, Keshilltare

KOMUNITETI: Banoret e Bashkise, perfaqesues nga shoqeria civile, perfaqesues te biznesit, kryetaret e fshatrave.

Jane te ftuar te gjithe te interesuarit te behen pjese e ketij konsultimi publik, gjithashtu mirepritet cdo sugjerim i juaji si ne rruge postare, elektronike dhe ne cdo forme tjeter.

Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Shkruani sugjerimin tuaj