Ne baze te ligjit nr.139/2015 “Per veteqeverisjen vendore”, neni 18,54; Ligjit nr.146/2014 “Per njoftimin dhe konsultimin publik, rregullores nr.36 date 24.04.2020 “Mbi Marredheniet e keshillit me publikun dhe median (konsultimeve);
Bashkia Lushnje/Keshilli Bashkiak shpall njoftim per konsultim publik me teme “Mbi dhenien me qera te pasurive me nr.169/50, 169/12, 169/44, 169/9, 169/8, 169/52, te ndodhura ne zonen kadastrale 1020, fshati Allprenaj, Njesia Administrative Golem”.
Propozuesi: Komisioni i Ekonomise, Problemeve Sociale dhe Strehimit.
Komisioni do te informoje komunitetin ne lidhje me pronat me nr.pasurie 169/50, 169/42, 169/44, 169/9, 169/7, 169/45, 169/8, 169/52 me emertimin “karriere” ne Zonen Kadastrale 1020, fshati Allprenaj, Njesia Administrative Golem, Bashkia Lushnje. Pronat jane rregjistruar ne DVASHK Lushnje, e cila ka derguar kartelat e pasurive, ku te kartelat ka vene shenimin “Ne perdorim te Bashkise Lushnje”. Per pasurite e mesiperme ishte lidhur kontrate qeraje me ish-Komunen Golem dhe Shoqerine Volalba sh.p.k me nr.5645, nr.2069 kol, date 05.07.2006, nepermjet se ciles afati i konstrates se qerase ishte deri me 31.12.2020.
Konsultimi do te zhvillohet diten e premte, date 10.03.2023, ora 12:00, ne ambjentet e lokalit te Agim Bejte prane ish-fabrikes se tullave.
Pjesemarres ne kete konsultim do te jene:
BASHKIA: Koordinatori per njoftimin dhe konsultimin publik, Propozuesit e projekt-vendimit nga administrata.
KESHILLI BASHKIAK: Kryetari i Keshillit, Komisioni i Ekonomise, problemeve sociale dhe strehimit, Keshilltare
KOMUNITETI: Banoret e Bashkise, perfaqesues nga shoqeria civile, perfaqesues te biznesit, kryetaret e fshatrave.
Jane te ftuar te gjithe te interesuarit te behen pjese e ketij konsultimi publik, gjithashtu mirepritet cdo sugjerim i juaji si ne rruge postare, elektronike dhe ne cdo forme tjeter.