Bashkia Lushnje / Ekzekutivi: Degjese Publike me teme – “Vleresimi i Riskut ne Shkalle Vendore per Bashkine Lushnjë”

Postuar më:

Data e mbylljes:

Statusi:

HAPUR

Bashkia Lushnjë zhvillon në datën 14 prill ora 13:00 në ambjentët e kinoteatrit “Vaçe Zela” konsultimin publik me teme “Vleresimi i Riskut ne Shkalle Vendore per Bashkine Lushnjë.

Nisur nga pasojat dhe efektet socio-ekonomike të fatkeqësive të mëdha si pandemia e Covid-19 dhe tërmetet e vitit 2019, autoritetet kombëtare dhe vendore, të përkrahura nga organizma ndërkombëtarë dhe në linjë me kërkesat ligjore, kanë shpejtuar hapat dhe janë në proces të përgatitjes së dokumenteve të nevojshme për zvogëlimin dhe menaxhimin e riskut.

Vlerësimi i riskut dhe më tej ndërtimi i një strategjie për zvogëlimin dhe menaxhimin e tij janë hallka të rëndësishme të një vargu mekanizmash që përpiqen të parandalojnë dhe zbehin pasoja që nëse ndodhin kërkojnë energji dhe mund të shumëfishtë për tu përballuar.
Për këtë arsye, me propozim nga kompania IDRA Research & Consulting, Bashkia Lushnje do te informoje publikun ne lidhje me menaxhimin e riskut edhe përmes kësaj konsulte publike.

Pjesmarrës në këtë konsultim do të jenë Kordinatori per njoftimin e konsultimin publik, banoret e Bashkise Lushnje, perfaqesues nga shoqeria civile, perfaqesues te biznesit dhe te medias.

Ky konsultim publik synon të marrë mendimin e qytetareve, shoqerise civile si dhe grupeve të ndryshme të interesit, por përvec kësaj cdokush mund të dërgoje sugjerime në rrugë postare dhe elektronike në kontaktet e Bashkisë Lushnjë:

WEB: bashkialushnje.gov.al

Email: bashkia_lushnje@yahoo.com

 

 

 

Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Shkruani sugjerimin tuaj