Bashkia Patos – Degjese Publike me teme: “Prezantimi i Buxhetit Perfundimtar per vitin 2023”

7 Dhjetor 2022 – Bashkia Patos zhvilloi degjese publike me teme: “Prezantimi i Buxhetit Perfundimtar per vitin 2023”. Ky takim u zhvillua ne ambjentet e Pallatit te Kultures Patos, nen kujdesin e vecante te Kryetares se Bashkise znj.Rajmonda Balilaj, e bashkeshoqeruar nga Nenkryetarja e Bashkise znj.Anisa Petani dhe Sekretari i Pergjithshem Z.Balil Balili.

Pjese e kesaj degjese publike ishin anetare te Keshillit Bashkiak, kryetare te fshatrave, grupe interesi dhe perfaqesues te GMS. Gjate fjales se saj Kryebashkiakja znj.Balilaj evidentoi te gjitha investimet qe jane realizuar per gjate vitit 2022 ne territorin e Bashkise Patos dhe ato qe jane ende ne faze zbatimi. Pike kyce e ketij diskutimi ishte edhe prezantimi perfundimtar i buxhetit per vitin 2023.

Keto degjesa publike te vazhdueshme  kane si qellim zbatimin e parimit te transparences kundrejt qytetareve, pasi cdo ide, kerkese apo sugjerim i tyre eshte shume i rendesishem ne mbarevajtjen e punes se Bashkise Patos.

Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp