shkoder logo

Bashkia Shkoder / Ekzekutivi – Ftese per Konsultim me Publikun – Për çështjet që do të trajtohen në Rishikimin e Planit të Përgjithshëm Vendor me Proçedurë të Thjeshtuar.

Postuar më:

Data e mbylljes:

Statusi:

HAPUR

Bashkia Shkodër ka ndërmarrë Nismën Rishikimin e PPV me Proçedurë të Thjeshtuar të miratuar me Vendimin Nr.750, datë 26.10.2022.
Në këtë kuadër, Bashkia Shkodër fton qytetarët, teknicienët, këshilltarët dhe palët e interesuara në diskutimin mbi çështjet e që do të trajtohen në Rishikimin e Planit të Përgjithshëm Vendor me Proçedurë të Thjeshtuar, të cilat:

a. Janë në përputhje dhe nuk bien në kundërshtim me legjislacionin sektorial në fushën e mjedisit, zonave te mbrojtura, trashëgiminë historike e kulturore;

b. Janë në përputhje, nuk bien në kundërshtim dhe nuk ndryshojnë dokumentin e Strategjisë Territoriale;

c. Vijnë si pasojë e konstatimit të gabimeve e mospërputhjeve në dokumentin e Planit dhe mes pjesëve përbërëse të tij, si edhe mes Planit e gjendjes faktike në territor;

d. Vijnë si pasoje e forcave madhore, si: tërmete, përmbytje, zjarre masive, rrëshqitje të tokës, erozion, etj., të ngjashme, për shkak të ndarjeve administrative e territoriale, ndryshimeve të paparashikuara demografike, sociale e ekonomike, ndryshimeve te shkaktuara nga kriza sektoriale;

e. Vijnë si nevojë për harmonizimin me dokumente të një niveli më të lartë planifikimi apo me ndryshime të kuadrit ligjor në fushën e mbrojtjes e të menaxhimit të territorit, si dhe për arsye të përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Dëgjesa publike zhvillohet në datën 27 Dhjetor 2022, ora 11.00 në Sallën e Këshillit Bashkiak në Bashkinë Shkodër, Rr. 13 Dhjetori, nr.1. Kati I.

Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Shkruani sugjerimin tuaj