22 Nentor 2023 – Bashkia Lezhe zhvilloi konsultim publik me banore te NJ.A Lezhe dhe NJ.A Shengjin ne kuader te hartimit te “Paketes Fiskales” dhe “PBA 2023-2025” . Takimi u zhvillua prane Qendres Kulturore te femijeve.
Ky konsultim u drejtua nen kujdesin e vecante te Kryetarit te Bashkise Z.Pjerin Ndreu, i bashkeshoqeruar nga Nenkryetarja e Bashkise znj.Eueda Molla, Kryetari i Keshillit Z.Ndue Luli dhe Drejtori i Drejtorise se taksave dhe tarifave vendore Z.Dritan Boci.
Kryetari prezantoi ne menyre te vecante pikat kyce te buxhetit si dhe vecorite e tij per ne vitin 2023. Fale pjesemarrjes te larte nga ana e banoreve u evidentuan ne menyre konkrete kerkesat dhe problematikat e tyre, ku nje pjese e tyre do te jene prioritet i punes se Bashkise Lezhe.
Ky takim u lehtesua dhe nga Ekipi INFOCIP, i cili po punon ne kuader te projektit STAR 3/ UNDP per te konsoliduar 7 modele te avancuara te Konsultimit Publik e me pas per t’u replikuar ne nje moment te dyte ne te gjitha bashkite e interesuara.
FOTO – GALERIA E TAKIMIT: