Ne daten 20 Tetor 2022, Bashkia Patos zhvilloi degjese publike me teme per “Ngritjen e nje pike Grumbullimi per Ullirin” ne kuader te diskutimeve tematike per Projekt-Buxhetin e vitit 2023, si dhe ne kuader te PBA 2023-2025. – HAP DEGJESEN NE AUDIO / VIDEO / FOTO
Ky takim u zhvillua ne fshatin Gjinoqar, Njesia Administrative Ruzhdie. Ne takim ishin te pranishem, nenkryetarja e Bashkise znj.Anisa Petani, Sekretari i Keshillit Bashkiak Z.Balil Balilaj, Koordinatorja e Konsultimit Publik znj.Suzana Hysenaj, Drejtori i Ujesjellsit Z.Klaudio Alisinanaj, Drejtori i Bujqesise Z. Orgest Golloshi, Drejtori Ekzekutiv /INFOCIP, Z.Gerti Shella, Rreth 35 banore te zones, perfshire ketu fermere, kultivues te bimes se ullirit, prodhues te vajit te ullirit si edhe perfaqesues te industrise lokale te prodhimit te vajit te ullirit.
PROCESVERBALI I TAKIMIT DHE LIST-PREZENCA BASHKALIDHUR
proces verbal patos ok GJONOQARE
DEGJESA E PLOTE NE AUDIO VIDEO:
Ky konsultim publik është realizuar në kuadër të Projektit “Promovimi i Konsultimit Publik dhe Pjesëmarrja në nivel vendor” i cili implementohet nga STAR3 – Reforma Administrativo-Territoriale ne partneritet me INFOCIP.
Bashkia PATOS është një ndër shtatë bashkitë fituese që përftojnë asistencë direkte në kuadër të këtij Projekti. Përdorimi i teknologjise në dokumentimin e procesit konsultativ, si dhe respektimi i kërkesave me natyre procedurale të ligjit 146/2014 janë ndër ndër objektivat e synuar për të siguruar një proces ndërveprimi domethënës, ligjor dhe të gjurmueshëm.
Konform Nenit 6, paragrafit 2 të Ligjit 146/2014, 2. Organi publik, pas publikimit të njoftimit në regjistrin elektronik, mund të organizojë konsultime të drejtpërdrejta dhe takime publike me palët e interesuara. Konsultimet e drejtpërdrejta dhe takimet publike me palët e interesuara dokumentohen me procesverbal. Procesverbali i takimeve publike, të organizuara sipas këtij ligji, është dokument zyrtar. Për konsultime veçanërisht të rëndësishme, si dhe kurdo që është e mundur, me vendim të organit publik, takimet publike transmetohen në median audiovizive publike për të mundësuar ndjekjen e tyre nga publiku i gjerë.
Për sa më sipër, INFOCIP po nxit dokumentimin audio-video të dëgjesave publike që zhvillojnë bashkitë. Për efekt transparence, ky material do të publikohet në Platformën www.konsultimivedor.al së bashku me procesvarbalin e takimit. Unifikimi i standartit te konsultimit publik ne te gjitha bashkite e vendit eshte nje objektiv i Regjistrit per Njoftimin dhe Konsultimin Publik ne Nivel Vendor.