6 Korrik 2022 – Bashkia Lezhe zhvilloi takimin konsultues per “Planin e Dyte Social 2022 – 2025”. Ky takim u drejtua nga Drejtoria e Shërbimit Social e cila konsultoi me grupet e interesit përgatitjen e Planit të dytë Social vendor 2022 – 2025, për adresimin e nevojave sociale të grupeve vulnerabël në territorin e Bashkisë Lezhë.
Ky Plan është vijimësi e dokumenteve strategjike që Bashkia Lezhë harton sipas detyrimeve ligjore me qëllim konsolidimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror për t’ju përgjigjur nevojave në ndryshim për këto shërbime të qytetarëve të saj, përmes rritjes së cilësisë së shërbimeve egzistuese, zgjerimit të shërbimeve sociale, ofrimit të tyre sa më pranë qytetarëve, duke alokuar burime njerëzore e financiare, thelluar partneritetin efektiv me institucione e ofrues shërbimesh publik e jopublik.