22 Korrik 2022 – Bashkia Lezhe ne daten 22 Korrik 2022, ne oren 10:00 organizoi prane Qendres Kulturore te femijeve takim me organizatat e shoqerise civile.
Ne këtë takim te OSHC-t u informuan për hapjen e Thirrjes së IV-të në kuadër të Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) e cila është e financuar nga fondet e Bashkise Lezhë.
Në takim mori pjesë Znj. Eueda Molla, Zv. Kryetar i Bashkisë Lezhë si dhe Z. Elson Frroku, drejtor i Drejtorisë së Projekteve Strategjike, Evropës, Migracionit, Diasporës, Komunikimit dhe Transparencës si dhe 28 përfaqësues të OSHC-ve.
Axhenda e takimit konsistonte në një prezantim të shkurtër mbi zbatimin e Programin ReLOaD, Informim mbi projektet e zbatuara në tre Thirrjet e para publike si dhe prezantimi prioriteteve, afatet e përafërta të shpalljes së thirrjes së katërt, shuma në dipozicion dhe kohëzgjatja e zbatimit të projekteve.