31 Tetor 2022 – Bashkia Roskovec zhvillloi ne fshatin Suk 1 konsultimin publik me banore per Buxhetin e Bashkise 2023 dhe PBA 2023-2025. Ne takim moren pjese rreth 40 persona, banore te NJA Strum, shoqeruar nga kryepleqte e fshatrave.
Degjesa u drejtua direkt nga Kryetarja e Bashkise Znj. Majlinda Bufi, e cili bashke-shoqerohej nga dy nen-kryetaret e bashkise, Z. Maksim Goga dhe Klodjan Lushka. Degjesa u organizua me profesionalizem nga Koordinatorja e Njoftimit dhe Konsultimit Publik znj. Enerida Kuqo. Ne kete degjese moren pjese dhe perfaqesues te INFOCIP, te cilet facilituan dhe dokumentuan procesin konsultativ.
Kryetarja e Bashkise, Z. Majlinda Bufi prezantoi pikat kyçe te Buxhetit 2023. Nje nga problemet e paraqitura ishte niveli i ulet i pageses se taksave ne zonat rurale (1 ne 3 banore). Nderkohe, nga banoret u kerkua nderhyrje ne rrjetin ujesjelles (per ujin e pijshem), nderhyrje me investime ne rrjetin e kanaleve vaditese si dhe investime ne rruget rurale (Lagja Agacaj).
Bashkia Rokosvec ka angazhim te spikatur ne nderveprim me banoret permes degjesave te shpeshta qe organizon. Fale dedikimit te Kryetares Znj. Majlina Bufi volumi i takimeve me banore eshte nder me te lartit krahasuar kjo edhe me bashki te medha qender qarku. Bashkia Roskovec eshte pjese e programit kombetar te modelimit ligjor te degjesa dhe konsultimeve me publikun.
INFOCIP dhe Bashkia Roskovec po punojne per te konsoliduar edhe me mire nje model ligjor mbi konsultimet publike. Perspektiva e unifikimit te standartit te konsultimit publik ne te gjitha bashkite e vendit eshte nje objektiv i Regjistrit per Njoftimin dhe Konsultimin Publik ne Nivel Vendor.