Bashkia Lezhe – Degjese Publike ne NJ.A Zejmen, Shenkoll dhe Kolsh per: “Paketen Fiskale dhe PBA 2023-2025”

26 Tetor 2022 – Bashkia Lezhe zhvilloi konsultimin publik per Buxhetin 2023 me banore te NJA Shenkoll, Zejmen, Kolç. Ne takim moren pjese rreth 70 persona, banore te ketyre NJA, perfaqesues te bisnesit dhe kryepleqte e fshatrave.

Degjesa u drejtua direkt nga Kryetari i Bashkise Pjerin Ndreu, i cili bashke-shoqerohej nga kryetari i keshillit bashkiak Ndue Luli si dhe administratoret e tre njesive.
Kryetari i Bashkise, Z. Pjerin Ndreu prezantoi pikat kyçe te buxhetit si dhe vecorite e tij per vitin 2023. Nje nga problemet e paraqitura ishte niveli i ulet i pageses se taksave ne zonat rurale (rreth 20% ne disa fshatra). Nderkohe, nga kryepleqte u pranua ky problem dhe u kerkua qe te punohet intensivisht per te ndryshuar kete tregues, duke propozuar edhe menyrat perkatese.
Kete degjese e adresoi edhe drejtori i INFOCIP, Gerti Shella, i cili shpjegoi edhe objektivat e STAR 3 / UNDP per fuqizimin e konsultimit publik ne nivel vendor.




Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp