FOTO-ALBUM mbi konsultimet qe jane duke u zhvilluar nga Bashkia Patos “Per Dokumentin e Paketes Fiskale 2023”

28 Tetor 2022 –  Bashkia Patos  zhvilloi  në datë 28.10.2022 në ambientet e Pallatit të Kulturës Patos, dëgjese publike me temë: “Diskutimi i projekt dokumentit të paketës fiskale për vitin 2023”.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin: Zv/Kryetarja e Bashkisë, Kryetari i Këshillit Bashkiak, Sekretari i Këshillit Bashkiak, Sekretari i Përgjithshëm, Drejtor i Të Ardhurave Vendore në Bashkinë Patos, Kryetar të fshatrave, grupe interesi, përfaqësues të subjekteve të cilët operojnë në territorin e Bashkisë Patos, banorë të zonës dhe përfaqësues të ekzekutivit.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e këtij dokumenti dhe për lehtësirat që Bashkia Patos i ofron komunitetit të saj duke i kushtuar rëndësi të madhe banorëve lidhur me shërbimet që ata marrin. Një mënyrë kjo për të qenë sa më transparent me qytetarët  në cdo pjesë të territorit administrativ.

 

 

26 – Tetor 2022 – Bashkia Patos zhvilloi degjesen publike te rradhes ne Njesine Administrative Ruzhdie me teme : “Diskutimi i projekt dokumentit të paketës fiskale për vitin 2023”.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin: Sekretari i Këshillit Bashkiak, Sekretari i Përgjithshëm , Drejtor i Të Ardhurave Vendore në Bashkinë Patos, Kryetar të fshatrave të njësisë Ruzhdie, fermerë dhe banorë të zonës dhe përfaqësues të ekzekutivit.

Në mënyrë për të qenë sa më transparent me qytetarët  në cdo pjesë të territorit administrativ, dëgjesat publike Bashkia Patos i ka prioritet duke i’u dhënë mundësinë çdo banori për të shprehur opinionin, kerkesat dhe problematikat qe hasin ne perditshme

 

24 Tetor 2022 / NJ.A Zharrez – Bashkia Patos zhvilloi sot dt, 24.10.2022 ne njesine administrative  Zharrez dëgjesen  publike me temë: “Diskutimi i projekt dokumentit të paketës fiskale për vitin 2023”

Pjesëmarrës në këtë degjese ishin: Zv/Kryetare e Bashkisë Znj. Anisa Petani, Sekretari i Këshillit Bashkiak, Drejtor i Të Ardhurave Vendore në Bashkinë Patos, anëtarë nga Këshilli, Kryetar të fshatrave të njësisë Zharrëz, fermerë të zonës dhe përfaqësues të ekzekutivit.
Në mënyrë për të qenë sa më transparent me qytetarët  në cdo pjesë të territorit administrativ, dëgjesat publike Bashkia Patos  i ka prioritet duke t’i dhënë mundësinë çdo banori për të shprehur opinionin,  kerkesat dhe problematikat me te cilat hasen cdo dite.

Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shkruani sugjerimin tuaj