19 Tetor 2022 – Bashkia Shkoder zhvilloi degjesen publike , me banoret e lagjes Nr.4 “Per pergatitjen e programit buxhetor afatmesem vendor 2023-2025”. Degjesa u zhvillua ne sallen e Keshillit Bashkiak. Ne kete degjese ishte i pranishem Kryetari i Bashkise z. Bardh SPAHIA. Degjesa me banoret e lagjes nr.4 ishte nje nga degjesat e fundit per Buxhetin 2023 dhe PBA 2023-2025.
Fokusi i punës për vitin 2023 dhe vitet në vazhdim, bazuar edhe në kërkesat e komunitetit do të jetë: Rritje e investimeve në infrastrukturën rrugore, shkolla, qendra shëndetësore, kënde sportive dhe parqe publike, përmirësimi i cilësisë së shërbimeve, kryesisht atij të pastrimit, gjelbërimit, ndriçimit rrugor etj, zbatimi i projekteve të reja që i shërbejnë zhvillimit turistik të Shkodrës, duke u përkthyer në një burim të ardhurash ekonomike.
Duke patur përherë në qendër të vemendjes qytetarin, nuk do te ndalemi së punuari për ta kthyer Shkodrën në një qytet konkurues në mbarë rajonin u shpreh , Kryetari Z.Spahia.