Bashkia Shkoder, Degjese Publike per Buxhetin 2023 dhe PBA 2023-2025 me banoret e Lagjes Nr.3

18 Tetor 2022 / Shkoder – Bashkia Shkoder zhvilloi degjesen publike te rradhes, me banoret  e lagjes Nr.3 “Per pergatitjen e programit buxhetor afatmesem vendor 2023-2025”. Degjesa u zhvillua ne sallen e Keshillit Bashkiak. Ashtu si dhe ne degjesat e tjera, fokusi i diskutimit ishin problemet qe hasen ne arsimin baze dhe ate parashkollor, menaxhimi i mbetjeve, sherbimet ne komunitet duke u ndalur specifikisht tek ndricimi dhe infrastruktura, rrjeti rrugor dhe sherbimet shendetsore.

Banoret qe moren pjese ne kete degjese paraqiten nje sere problemesh qe hasin cdo dite dhe kerkuan zgjidhje konkrete per to (hap ketu procesverbalin e takimit, ose hape ne  Audio-Video). Nje problem i veçante qe dominoi diskutimet ne kete degjese ishte menaxhimi efektiv i mbetjeve, me fokus Pedonalen ne rrugen “Kole Idromeno”, por edhe administrimi me terma te ndryshuar tarifore i mbetjeve teknologjike te industrise fason qe ka manifestuar se fundmi probleme serioze.

Degjesa u moderuar nga Nenkryetari i Bashkise Shkoder, Z.Ardit Cylybyli, i bashkeshoqeruar nga anetari i Keshillit Bashkiak Shkoder (PS) Erion Metushi. Degjesa u protokolla ne kohe reale nga Z. Bekim Mema. Kjo degjese u mbeshtet dhe u lehtesua edhe nga ekipi i INFOCIP, i cili po punon ne kuader te STAR 3/ UNDP per te konsoliduar 7 modele te avancuara ne konsultimin publik per t’u replikar ne nje kohe te dyte nga te gjitha bashkite e interesuara.

\

Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp