Ligji 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” percakton shprehimisht se “Konsultimet e drejtpërdrejta dhe takimet publike me palët e interesuara dokumentohen me procesverbal. Procesverbali i takimeve publike, të organizuara sipas këtij ligji, është dokument zyrtar (neni 6, paragrafi 2). Marrja e komenteve dhe rekomandimeve në procesin e konsultimit publik kryhet në një nga format e përmendura më sipër, si dhe në raste të caktuara në formë verbale dhe/ose me shkrim e të regjistruara në procesverbalin e takimeve publike (Neni 11, paragrafi 2). Në çdo takim publik mbahet procesverbal, i cili arkivohet pranë organit publik. Nëse konsiderohet e nevojshme, takimi publik mund të regjistrohet. Procesverbalet dhe regjistrimet e takimeve publike mund të bëhen publike sipas kërkesës së paraqitur, në përputhje me legjislacionin në fuqi për të drejtën e informimit mbi dokumentet zyrtare (neni 18, pika 4, 5 dhe 6).”
Njihuni ketu me procesverbalet e takimeve konsultative per “Projekt Buxhetin Afatmesem 2023-2025”:
PROCESVERBALI I TAKIMIT KONSULTATIV DT.05.10.2022 NJ.A RRETHINA, SHOSH, PULT, SHALE
PROVECVERBALI I TAKIMIT KONSULTATIV DT.06.10.2022 ANA E MALIT
PROCESVERBALI I TAKIMIT KONSULTATIV DT 07.10.2022 NJ.A VELIPOJE
PROCESVERBALI I TAKIMIT KONSULTATIV DT 10.10.2022 NJ.A DAJC
PROCESVERBALI I TAKIMIT KONSULTATIV DT 11.10.2022 NJ.A BERDICE
PROCESVERBALI I TAKIMIT KONSULTATIV DT 12.10.2022 NJ.A POSTRIBE
PROCESVERBALI I TAKIMIT KONSULTATIV DT 13.10.2022 NJ.A GURI I ZI
PROCESVERBALI I TAKIMIT KONSULTATIV DT 14.10.2022 Rajoni nr.1 – FOTO / AUDIO / VIDEO
PROCESVERBALI I TAKIMIT KONSULTATIV DT 17.10.2022 Rajoni nr.2
PROCESVERBALI I TAKIMIT KONSULTATIV DT 18.10.2022 Rajoni nr.3 – FOTO / AUDIO / VIDEO
PROCESVERBALI I TAKIMIT KONSULTATIV DT 19.10.2022 Rajoni nr.4
PROCESVERBALI I TAKIMIT KONSULTATIV DT 20.10.2022 Rajoni nr.5
Degjesat me publikun te zhvilluara ne Rajonin 1 dhe 3 jane realizuar në kuadër të Projektit “Promovimi i Konsultimit Publik dhe Pjesëmarrja në nivel vendor” i cili implementohet nga STAR3 – Reforma Administrativo-Territoriale ne partneritet me INFOCIP. Bashkia Shkoder është një ndër shtatë bashkitë fituese që përftojnë asistencë direkte në kuadër të këtij Projekti. Përdorimi i teknologjise në dokumentimin e procesit konsultativ, si dhe respektimi i kërkesave me natyre procedurale të ligjit 146/2014 janë ndër ndër objektivat e synuar për të siguruar një proces ndërveprimi domethënës, ligjor dhe të gjurmueshëm. INFOCIP po nxit dokumentimin audio-video të dëgjesave publike që zhvillojnë bashkitë. Për efekt transparence, ky material do të publikohet në Platformën www.konsultimivendor.al së bashku me procesvarbalin e takimit. Unifikimi i standartit te konsultimit publik ne te gjitha bashkite e vendit eshte nje objektiv i Regjistrit per Njoftimin dhe Konsultimin Publik ne Nivel Vendor.