FOTO-ALBUM mbi konsultimet qe janë zhvilluar nga Bashkia Shkoder per PBA 2023-2025

20 Tetor, 2022 – Bashkia Shkoder zhvilloi degjese publike ne kuader te “Projekt-Buxhetit Afatmesem 2023-2025” me banoret e lagjes nr.5, duke mbyllur ne kete menyre te gjitha degjesat publike sipas kalendarit te miratuar. Ne kete degjese ishin i pranishem Nenkryetari i Bashkise Shkoder Z.Ardit Cylybyli i bashkeshoqeruar nga anetare te tjere te administrates se Bashkise.

Pikat kyce ne cilat u ngrit diskutimi ishin ceshtjet qe lidheshin me  problemet qe hasen ne arsimin baze dhe ate parashkollor, menaxhimi i mbetjeve, sherbimet ne komunitet duke u ndalur specifikisht tek ndricimi dhe infrastruktura, rrjeti rrugor dhe sherbimet shendetsore.

19 Tetor, 2022 –  Bashkia Shkoder zhvilloi degjesen publike , me banoret  e lagjes Nr.4 “Per pergatitjen e programit buxhetor afatmesem vendor 2023-2025”. Degjesa u zhvillua ne sallen e Keshillit Bashkiak. Ne kete degjese ishte i pranishem Kryetari i Bashkise z. Bardh SPAHIA. Degjesa me banoret e lagjes nr.4 ishte nje nga degjesat e fundit per Buxhetin 2023 dhe PBA 2023-2025.

Fokusi i punës për vitin 2023 dhe vitet në vazhdim, bazuar edhe në kërkesat e komunitetit do të jetë: Rritje e investimeve në infrastrukturën rrugore, shkolla, qendra shëndetësore, kënde sportive dhe parqe publike, përmirësimi i cilësisë së shërbimeve, kryesisht atij të pastrimit, gjelbërimit, ndriçimit rrugor etj, zbatimi i projekteve të reja që i shërbejnë zhvillimit turistik të Shkodrës, duke u përkthyer në një burim të ardhurash ekonomike.
Duke patur përherë në qendër të vemendjes qytetarin, nuk do te ndalemi së punuari për ta kthyer Shkodrën në një qytet konkurues në mbarë rajonin u shpreh , Kryetari Z.Spahia.

18 Tetor, 2022 / Shkoder – Bashkia Shkoder zhvilloi degjesen publike te rradhes, me banoret  e lagjes Nr.3 “Per pergatitjen e programit buxhetor afatmesem vendor 2023-2025”. Degjesa u zhvillua ne sallen e Keshillit Bashkiak. Ne menyre homologe, ashtu si dhe ne degjesat e tjera fokusi i diskutimit ishin ceshtje me rendesi te vecante duke filluar nga problemet qe hasen ne arsimin baze dhe ate parashkollor, menaxhimi i mbetjeve, sherbimet ne komunitet duke u ndalur specifikisht tek ndricimi dhe infrastruktura, rrjeti rrugor dhe sherbimet shendetsore. Ky takim u mbeshtet dhe u lehtesua nga Qendra per Çeshtje te Informimit Publik, INFOCIP, ne kuader te Projektit “Promoting Public Consultations and Participation at Local Level”, mbeshtetur nga STAR 3/UNDP

SHIKO DOKUMENTIMIN E PLOTE ME AUDIO/VIDEO

17 Tetor 2022 – Bashkia Shkoder zhvilloi degjese publike me banoret  e lagjes Nr.2 “Per pergatitjen e programit buxhetor afatmesem vendor 2023-2025”. Degjesa u zhvillua ne sallen e Keshillit Bashkiak. Degjesa u zhvillua ne Sallen e Keshillit Bashkiak.

Ceshtjet per diskutim  ne kete degjese publike ishin me rendesi te vecante duke filluar nga problemet qe hasen ne arsimin baze dhe ate parashkollor, menaxhimi i mbetjeve, sherbimet ne komunitet duke u ndalur specifikisht tek ndricimi dhe infrastruktura, rrjeti rrugor dhe sherbimet shendetsore.

Fale pjesemarrjes te larte nga ana e banoreve u evidentuan ne menyre konkrete kerkesat dhe problematikat e tyre, ku nje pjese e tyre do te jene prioritet i punes se Bashkise Shkoder.

14 Tetor, 2022 / Shkoder –  Bashkia Shkoder zhvilloi  degjesen publike me banoret e lagjes Nr.1 mbi  “Për përgatitjen e programit buxhetor afatmesem vendor 2023-2025”. Degjesa u zhvillua në sallen e Keshillit Bashkiak. Ne kete degjese u diskutuan ceshtje me rendesi te vecante, duke filluar nga problemet qe hasen ne arsimin baze dhe ate parashkollor, menaxhimi i mbetjeve, sherbimet ne komunitet si p.sh ndricimi dhe infrastrukrura, rrjeti rrugor, sherbimet me ujesjellsin dhe ato shendetsore. Ky takim u mbeshtet dhe u lehtesua nga Qendra per Çeshtje te Informimit Publik, INFOCIP, ne kuader te Projektit “Promoting Public Consultations and Participation at Local Level”, mbeshtetur nga STAR 3/UNDP

HAP DOKUMENTIMIN E PLOTE TE AUDIO

« of 2 »

13 Tetor, 2022 / Shkoder, NJ.A Guri i Zi dhe Berdice Guri i Zi dhe Berdica ishin dy njësitë administrative të radhës ku u zhvilluan dëgjesat publike për “Për përgatitjen e programit buxhetor afatmesem vendor 2023-2025”.

 

12 Tetor, 2022 / Shkoder, NJ. A Postribe –  Me Postribën janë përmbyllur konsultimet publike në njësitë administrative të Bashkisë Shkodër “Për përgatitjen e programit buxhetor afatmesem vendor 2023-2025”. Turizmi dhe Bujqësia janë dy sektorët kryesor ku do të përqëndrohen investimet dhe zbatimi i projekteve të reja. Infrastruktura rrugore, arsimi, shëndetësia do të jenë në fokus të punës per Bashkine Shkoder, paralelisht me rritjen e standartit të shërbimeve. Të ardhurat që mblidhen në çdo njësi administrative, do të përkthehen në investime që zhvillojnë territorin dhe përmirësojnë jetesën e banorëve, duke frenuar fenomenin e emigrimit, kryesisht të rinisë.

 

10 Tetor, 2022 / Shkoder, DAJC – Bashkia Shkoder zhvilloi degjesen publike ne NJ.A. Dajç “Për përgatitjen e programit buxhetor afatmesem vendor 2023-2025”. Ne degjesen e rradhes me banorët e njësisë administrative Dajç u diskutua mbi problematikat dhe prioritetet e investimeve për zonën e tyre. Takimi u zhvillua ne dy etapa.

07 Tetor 2022/ Shkoder, NJ.A Velipoje – Bashkia Shkoder zhvilloi degjesen publike ne NJ.A. Velipoje “Për përgatitjen e programit buxhetor afatmesem vendor 2023-2025”. Degjesa u pergatit nga Koordinatori per Njoftimin dhe Konsultimin Publik. Rreth 30 banore te zones moren pjese ne kete takim.

05 Tetor 2022/ Shkoder – Bashkia Shkodër nisi dëgjesat publike “Për përgatitjen e programit buxhetor afatmesëm vendor 2023-2025”. Takimet e parë u zhvillua me banorët e njësisë administrative Rrethina si dhe 3 njësitë Shalë, Shosh, Pult të Dukagjinit. Ne keto takime mori pjese kryetari i Bashkise Shkoder, Bardh Spahia. Takimet u organizuan nga Koordinatori per Njoftimin dhe Konsultimin Publik, Z. Fisnik Lutfija

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shkruani sugjerimin tuaj