Bashkia Patos, Degjese Publike mbi “Miratimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Vendor të Rinisë”

17 Shkurt 2022 / PATOS -Bashkia Patos realizoi degjesen publike mbi “Miratimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Vendor të Rinisë si dhe mënyrës së organizimit dhe funksionimit të tij”. Ne kete degjese te njoftuar qe me pare nga Administrata e Bashkise Patos pati një pjesëmarrje të lartë të të rinjve të qytetit. Znj. Elda Goxhaj, Drejtore e Drejtorise se Integrimit Evropian, Koordinimit dhe Informimit Publik prezantoi kriteret e procedurat, si dhe njohu të rinjtë me strukturat dhe programet e Bashkisë që do të punojnë me dhe për të rinjtë.

 

Znj.Nevila Jahaj nga Qendra Rinore “Epoka e Re”, partnere e Bashkise Patos ne fushen e promovimit te programeve me fokus rininë, ndau me të rinjtë informacion mbi “Ligjin e Rinise” si dhe shpjegoi se si do të funksionojë dhe fuqizohet më tej Këshilli Vendor i Rinisë.

 

Z.Gerti Shella drejtues i INFOCIP, ndoqi me interes formatin e dëgjesës publike, duke ndarë gjithashtu disa praktika të mira të nismave rinore që mund të replikohen në Bashkine Patos. Shella prezantoi edhe nismen me te re te ndermarre nga INFOCIP / UNDP / STAR 3 per promovimin e konsultimit publik ne 7 bashki pilot te Shqiperise, nje nder te cilat eshte edhe bashkia Patos.

 

Në fjalën e tij përshëndetëse për të rinjtë, anëtari i Këshillit Bashkiak Z.Ervis Ruçi inkurajoi të rinjtë të aplikojnë për të qenë pjesë e Këshillit Vendor të Rinisë dhe përcolli mbështetjen e Këshillit Bashkiak për këto struktura që fuqizojnë dhe sjellin më pranë Bashkisë zërin e të rinjve.

 

Bashkia Patos do të paraqesë në mbledhjen e rradhës të Këshillit Bashkiak Projekt-Vendimin “Për miratimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Vendor të Rinisë si dhe mënyrës së organizimit dhe funksionimit të tij”.

 

Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp