BASHKIA SHKODER, nis konsultimet publike per PBA 2023-2025. Dëgjesa në NJ.A. Rrethina si dhe 3 NJ.A Shalë, Shosh, Pult të Dukagjinit

5 Tetor 2022/ Shkoder – Bashkia Shkodër ka nisur dëgjesat publike “Për përgatitjen e programit buxhetor afatmesëm vendor 2023-2025”. Takimi i parë u zhvillua me banorët e njësisë administrative Rrethina si dhe 3 njësitë Shalë, Shosh, Pult të Dukagjinit.
I pranishëm në këtë takim, kryetari i Bashkisë Shkodër z.Bardh Spahia theksoi rëndësinë që ka zëri i qytetarëve, ku nga këto degjesa të vendosen prioritetet e punës. Shërbimet publike, investimet dhe rritja e standarteve janë objektiv konstant i bashkise Shkoder. “Duke dëgjuar dhe bashkëndarë me banorët e çdo njësie vendore idetë dhe propozimet konkrete, marrim në fund vendimet e duhura” u shpreh në takim kryetari i bashkise Z. Bardh Spahia i cili shoqerohej ne keto takime nga Koordinatori per Njoftimin dhe Konsultimin Publik, Z. Fisnik Lutfija, si dhe nga zyrtare te larte te administrates se Bashkise Shkoder, pergjegjes per proceset e buxhetimit dhe te taksimit.
Planin e detajuar te konsultimit publik per PBA 2023-2025 te Bashkise Shkoder ju mund ta gjeni duke klikuar ketu ! 

Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp